Site icon Telegrafi

Bolt: Po përpiqem të jem njëri ndër më të mirët

Ai që bëri historinë, Usain Bolt, ka thënë se e meriton të jetë në mesin e sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave, pasi ka fituar medaljen e tretë olimpike në garën 200 metërshe.

Duke hyrë në histori me tetë medalje Olimpike në vrapim, njeriu i cilësuar si më i shpejti në botë e ka dëshmuar se pse duhet të jetë në panteonin e heronjve të sportit bashkë me Pele, Muhammad Ali dhe notarin Michael Phelps.

“Po përpiqem të jem njëri ndër më të mirët. Të qëndroj përkrah Ali dhe Pele”, ka thënë ai disa sekonda pas fitores së garës 200 metërshe në Olimpiadë, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Bolt: Mund të vrapoja edhe më shpejt, jam i befasuar nga fishkëllimat drejt Gatlin

“Mezi po pres të shoh se çfarë do të shkruani nesër”, ka thënë mbreti i sprintit në një konferencë për shtyp.

“Po pres të shoh se çfarë kanë për të thënë mediat dhe nëse do të më fusin në një vend me të mëdhenjtë e sportit”.

“Kam punuar për këtë moment gjatë tërë karrierës time. Po shpresoj se në të ardhmen do të lexoni për mua si njëri nga njerëzit më të suksesshëm në sport, nga më legjendarët, ky është fokusi im”, ka thënë Bolt.

“Ia kam dëshmuar botës se jam më i miri”, ka thënë ai duke tingëlluar sikurse Muhammad Ali.

Exit mobile version