Gjatë mbrëmjes së djeshme, boksieri nga Gjakova, Jozef Rrasi në meçin e parë në boksin profesionist ka arritur të shënojë fitore, duke e nisur kështu suksesshëm një epokë të re në sportin e boksit.
Rrasi në meçin e tij të parë në boksin profesionist u përball me boksierin nga Danimarka, Nikki Moller Nielsen, i cili është njëkohësisht edhe kampion i Danimarkës, dhe ky ka qenë meçi i dytë për boksierin danez në boksin profesionist.
Boksieri nga Gjakova, arriti që të shënojë fitore me KO që në raundin e katërt të kësaj përballjeje, duke e shënuar kështu fitoren e tij të parë, kështu duke premtuar që edhe sukseset e tjera në boks nuk do të mungojnë.
Pas përballjes, Rrasi për Telegrafin ka thënë se meçi ishte mjaft i vështirë.
”Meçi ishte mjaft i vështirë pasiqë kundërshtari im ishte mjaft i fuqishëm, dhe kisha vështirësi t’i afrohesha, pasiqë ai kishte goditje mjaft të forta.” , tha fillimisht Rrasi.
Rrasi po ashtu falënderoi edhe ata që e ndihmuan që të jetë sa më i përgatitur për këtë përballje.
”Padyshim që kjo fitore është e rëndësishme për mua, por dua t’i falënderoj edhe trajnerët e mi Tirron Mamusha, dhe Sejdi Nivokazi, që më ndihmuan që unë të jem sa i përgatitur për këtë përballje.”, shtoi ndër të tjera Rrasi.
Ndër të tjera Rrasi premtoi që do të vazhdojë që të punojë edhe më tutje, që kjo të mos mbetet fitorja e tij e vetme në boksin profesionist. /Telegrafi/