Pas takimit të tensionuar të së premtes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, rrjetet sociale janë mbushur me video të krijuara me Inteligjencë Artificiale (Al), duke treguar pamje të liderëve duke u rrahur.
Këto video, të cilat shfaqin një përplasje fizike midis Trump dhe Zelenskyt, janë shpërndarë masivisht nga përdorues të ndryshëm, përcjell Telegrafi.
AI is out of control 😂😂pic.twitter.com/84BQmw0vI4
— AshutoshShrivastava (@ai_for_success) March 1, 2025
— Anonymous (@YourAnonCentral) March 1, 2025
Ndryshe, këto video me Al po tërheqin vëmendje të madhe pasi takimi midis dy homologëve është përcjellur me tone të ashpra dhe debate.
Trump kritikoi strategjinë e Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus dhe sugjeroi që Zelensky të bënte një marrëveshje me Rusinë, duke shtuar se “SHBA mund të largohet” nëse nuk ka një marrëveshje.
Ndërkohë, Zelensky shprehu shqetësimin e tij se një marrëveshje me Rusinë nuk mund të realizohej pa garancinë që ajo do të respektohej, duke e bërë të qartë se një armëpushim i paqëndrueshëm mund të çonte në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ky takim i tensionuar u pasua nga një valë protestash pro-ukrainase në SHBA. /Telegrafi/