Drejtori i burgut të Idrizovës, Jovica Stojanoviq tha se Bojan Jovanovski është dërguar në burg për të vuar dënimin prej nëntë viteve.
Jovanovski do të jetë për 30 ditë në Repartin e pranimit në burg bashkë me dy të burgosur të tjerë.
Ai në burg vjen nga paraburgimi shtëpiak menjëherë pasi që Gjykata e Apelit e vërtetoi vendimin gjyqësor ku Jovanovski dënohet me nëntë vite burg për rastin “Haraçi” për larje parash dhe pranim të dhuratave për ndikim të kundërligjshëm.
Edhe e akuzuarja e dytë, Katica Janeva duhet të dërgohet në burg, ndërsa avoaktët e saj, kërkojnë që ajo të mbetet në paraburgim shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore të saj./Telegrafi/