Site icon Telegrafi

Bojkoti i votimit në veri, Ukaj: Skenar i Serbisë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë

Mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës është pjesë e një skenari të ndërmarrë nga Serbia.

Kështu ka vlerësuar politologu, Fidan Ukaj, i cili ka përmendur si shembull iniciativën për nënshkrimin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve me 20% të votave, duke thënë se nga ajo iniciativë kemi arritur në një fazë finale që tani po bojkotohet.

Ndërkaq, Ukaj dorëheqjen e Listës Serbe nga procesi votues në fazën finale e ka vlerësuar si një tjetër shenjë e këtij skenari.

“Tani kur jemi në  finale e pamë  dorëheqjen e Listë s Serbe nga procesi votues, mendoj që  gjithçka ka qenë  një  skenar që me bojkotu ose me dështu sipas Udhëzimit Administrativ në  procesin votues në  katër komunat veriore, që  më  pas me shpresë n e tyre që  presioni ndërkombëtare do të  rikthehet ndaj institucioneve të  Kosovë s që  të  japin dorë heqje kryetarë t e komunave dhe të  mos përfundoj procesi votues por të  ndodhë  me dorëheqje dhe të shkohet në  proces zgjedhor”, ka deklaruar ai në Tv Dukagjini.

Lexo po ashtu Kastrati: Deri më tani në Zubin Potok kanë votuar 17 qytetarë

Politologu ka theksuar se Serbia mund të ketë përdorur bojkotin ose ndërhyrjen në procesin votues në katër komunat veriore të Kosovës si një mjet për të shkaktuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave.

Ai ka shtuar se ka besim se procesi i votimit do të dështojë dhe se Lista Serbe ka shpresën se faktori ndërkombëtar do të rikthejë presionin ndaj institucioneve të Kosovës për të detyruar dorëheqjen e kryetarëve dhe më pas të organizohet një proces zgjedhor i ri.

“Lista Serbë  në  finale u tërhoqën… sipas të  gjitha gjasave ky proces votues do të  dështojë , ata kemi me i dëgju arsyetimet e tyre duke i akuzu institucionet për pamundësi si. Ata kanë  shpresë  që  faktori ndërkombëtarë do ta rikthej presionin ndaj institucioneve të  Kosovë që  me i detyru të  japin dorë heqje dhe me pas të  kemi proces të  ri zgjedhor por assesi jonë  suaza të  Udhëzimit Administrativ”, ka deklaruar Ukaj.

Exit mobile version