Anëtarja e Frontit të Majtë-Gjelbër dhe deputetja e Parlamentit, Natalia Stojmenoviq në Serbi, kanë derdhur bojë të kuqe mbi foltoren dhe tryezën e kryesuesit, para seancës së Kuvendit të qytetit të Beogradit.
Siç shprehen ata në një postim në rrjetin X, ky akt simbolik është vazhdimësi e fushatës “i keni duart e përgjakura”, e cila sipas tyre synon të kërkojë llogari nga përfaqësuesit e regjimit të SNS për korrupsionin që vret njerëz, transmeton Telegrafi.
“Kështu duhet të duket vendi i punës i këtij pushteti të qytetit, sepse për shkak të tyre qytetarët kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, sepse shkolla po shembet, autobusët digjen ose u bien rrotat. Të gjithë kemi dëgjuar sesi bëjnë tendera për transportin publik, ndërtojnë pa leje dhe prishin në Savamala dhe këtu ulen të qetë ndërsa paratë u pikin në xhepa”, thuhet në njoftim.
Neko je prosuo farbu po Gradskoj skupštini, trenutno je tenzija sa obezbeđenjem. pic.twitter.com/VZ8ID6nq5S
— Aleksandar Anđelković (@_andjelkovic) November 27, 2024
Në fotografitë nga bashkia shihet se tavolina e kryetarit është e mbuluar me bojë të kuqe.
Aleksandar Angjelkoviq, anëtar i Lëvizjes “Kreni-Promeni”, krahas fotove ka shkruar se ka tensione të vazhdueshme me sigurimin. /Telegrafi/
Natalija Stojmenović, narodna poslanica i šefica odborničke grupe ZLF-PSG danas je crvenom farbom zalila govornicu Skupštine grada Beograda. Ovaj simbolički akt nastavak je akcije KRVAVE SU VAM RUKE koja za cilj ima pozivanje na odgovornost predstavnika režima SNS-a zbog… pic.twitter.com/saYH4qLbzO
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) November 27, 2024