Më vjen mirë që nga pala turke, nga SELEK dhe Interpol ka interes për këtë temë. Do të shohim se çfarë do të dalë, por ne jemi të detyruar të parandalojmë gjëra të tilla, tha drejtori i Doganave të Maqedonisë, Stefan Bogoev duke folur për obligacionet e kapura nga shtetasi turk.
“Gjykata dha një vendim të shpejtë sepse pasagjeri u deklarua fajtor. Ai pranoi se nuk i kishte denoncuar dhe kërkoi një dënim më të lehtë. Ai ka pranuar se ka shkuar në një vend të caktuar si destinacion përfundimtar për të mbledhur obligacionet”, tha drejtori i Doganës, Stefan Bogoev në “TV24”.
Ai shtoi se për këtë arsye gjykata ka marrë vendim për sanksionimin dhe gjobën e tij dhe heqjen e obligacioneve.
“Obligacionet janë emetuar vite më parë dhe nuk besoj se ne dhe ndonjë autoritet në vendin tonë mund të marrim informacion nga ndonjë depozitues potencial i letrave me vlerë nga shteti ku janë lëshuar obligacionet, është destinacion of-fshore”, tha Bogoev.
Drejtori i Doganës shtoi se detyra e institucionit është mbrojtja e qytetarëve dhe parandalimi i veprave të mundshme kriminale, në këtë rast mashtrimi i mundshëm, pastrim parash apo financimi./Telegrafi/