Boeing sot i jep lamtumirën modelit të më të famshëm të aeroplanit – 747.
Që nga viti 1969, aeroplani gjigant por i këndshëm 747 ka shërbyer si një aeroplan mallrash, si dhe një aeroplan komercial i aftë për të transportuar afro 500 pasagjerë.
Gjithashtu u përdor për transport për anijet kozmike të NASA-s dhe aeroplanin presidencial Air Force One, transmeton Telegrafi.
Ai revolucionarizoi udhëtimet, duke lidhur qytetet ndërkombëtare që kurrë më parë nuk kishin pasur rrugë direkte dhe ndihmoi në demokratizimin e fluturimeve të pasagjerëve.
Por gjatë 15 viteve të fundit, Boeing dhe rivali i tij evropian Airbus kanë prezantuar aeroplanë më fitimprurës dhe ekonomikë me trup të gjerë, me vetëm dy motorë në vend të katër motorëve të 747.
“Nëse e dashuroni këtë punë, atëherë i frikësoheni këtij momenti”, tha analisti i aviacionit Richard Aboulafi.
“Askush më nuk i dëshiron aeroplanët me katër motorë, por kjo nuk e shlyen faktin se i ka kontribuar zhvillimit të industrisë”, shtoi ai. /Telegrafi/