Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski ka bërë një deklaratë të për progresin në drejtim të drejtësisë sociale në Maqedoni. Ai njoftoi se nëntë objekte me banesa sociale janë tashmë të ndërtuara në disa qytete të rëndësishme të vendit.
“Kjo është drejtësi sociale – për të korrigjuar sistematikisht se ku dikush ishte i pafavorizuar nga shoqëria, nga mjedisi apo nga tranzicioni. Krahas banesave sociale, kontribut të madh për drejtësinë në shoqërinë maqedonase ka pasur edhe zgjidhja e statusit të më shumë se 13.000 të falimentuarve, rritja e ndihmës sociale për 300% dhe rritja e pagës minimale për punëtorët nga 9.000 denarë në vitin 2017 në 22.500 denarë në vitin 2024”, theksoi Boçvarski.
Ai shtoi se plani parasheh shpërndarjen e banesave në Koçan dhe Veles dhe pas përfundimit të ndërtimit do të bëhet ndarja e banesave sociale në komunën Butel dhe Dibër, si dhe ndërtimi i dy objekteve tjera sociale në Shtip dhe Prilep. /Telegrafi/