Sipas të gjitha gjasave, prodhuesi gjerman ka plane shumë serioze
BMW ka plane të mëdha, që përfshijnë 12 makina elektrike deri më 2025, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, i Division ka prodhuar i3 dhe i8, ndërsa është në fazat e hershme të prodhimit të i1, përfshirë një i9 dhe një i9X SUV.
Makina e re elektrike nga BMW, pritet të jetë një SUV me 443 kuajfuqi, që mund të lëviz për 700 kilometra me një mbushje baterie.
Në mënyrë që të mbledhë forcat dhe të krijojë modelet e parapara EV, BMW ka blerë nga CATL e Kinës, bateri në vlerë të pesë miliardë dollarëve.
Kontrata me prodhuesin kinez Contemporary Amperex Technology, përfshihet edhe një fabrikë në Gjermani, që do të prodhojë bateri në vlerë të 1.5 miliardë dollarëve.
Raporti nga Reuters, bën të ditur se në Evropë nuk ka mundësi të prodhohet sasi e nevojshme për bateri, andaj duhet të porositet nga Kina.
E njëjta kompani, e ka furnizuar deri më tani brendin Mini.
Materialet e papërpunuara për bateri, siç është kobalti, do të sigurohen nga BMW, ndërsa më pas do të shfrytëzohen prej CATL.
Në të njëjtën kohë, BMW është në negociata edhe për sigurimin e materialeve të papërpunuara, që konsiderohet një ndër hapat e para, që deri më 2025 të përmbyllet prodhimi i 12 makinave të reja elektrike. /Telegrafi/