Site icon Telegrafi

Bllokuan stacionin e trenit dhe morën pjesë në protesta kundër minierave të litiumit,  policia serbe arreston tre aktivistë

Policia serbe ka arritur të aktivistë që morën pjesën në bllokimin e stacionit të trenit dhe në protestat e organizuara në Beograd kundër minierave të litiumit.

Bëhet fjalë për Ivan Bjelliqin që i është caktuar masa e arrestit prej 40 ditësh paraburgim, ndërkaq Nikolla Ristiq dhe Jevxheni Dimitrijevit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për pengim të kryerjes së detyrës dhe prishjes së rendit publik.

E avokati i tyre Aleksandar Petroviq ka thënë se “mbrëmë ka fjetur në Serbi dhe se në mëngjes është zgjuar në Korenë e Veriut”, duke ironizuar dhe aluduar në mungesën e lirisë së fjalës së organizimit të protestave për të shprehur pakënaqësinë nga qeverisë.

Në videon e postuar më poshtë, shihen aktivistët që kanë lidhur duart në shinat e trenit si dhe forca të shumta të policisë që tentonin t’i largonin dhunshëm.

Ndryshe protesta kundër minierave të litiumit janë organizuar në dhjetëra qytete në Serbi, kurse më masivja ishte ajo e të shtunës në Beograd. /Telegrafi/

Exit mobile version