Në vetë-shërbimet dhe mishtoret gjermane po zbatohen rregulla të reja – duhet theksuar informacionin rreth vendit të origjinës së mishit.
Etiketat me informacione duhet t’i vendosën mishit para matjes, sipas rregullit të prezantuar nga ministri i Bujqësisë, Cem Ozdemir, raporton DPA.
Përveç etiketave, në ekranet e dyqaneve mund të shfaqen informacione se ku janë rritur kafshët dhe ku janë therur, shkruan yahoonews.
Etiketat duhet t’u ofrojnë konsumatorëve më shumë qartësi kur bëjnë blerje, tha ministri. Kjo do t’i ndihmojë ata të zgjedhin produktet vendase dhe të mbështesin bujqësinë gjermane.
Ai gjithashtu mbështet mirëqenien e kafshëve dhe standardet mjedisore, të cilat janë më të larta në shtetin gjerman se në shumë vende të tjera.
Opinionet për rregullin e ri janë të ndara. Në një sondazh nga Instituti YouGov, 35 për qind e konsumatorëve thanë se prisnin që masa të ndikonte në zgjedhjen e mishit që ata blejnë, nga të cilët 11 për qind thanë se do të kishte një ndikim të plotë dhe rreth një e katërta, 24 për qind, thanë se do të kishte ndikim të pjesshëm. /Telegrafi/