Site icon Telegrafi

Blerina Gashi shpallet sportistja më e mirë e vitit 2024 në Mitrovicë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së klubeve sportive dhe sportistit më të mirë për vitin 2024.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm nënkryetari i komunës,  Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të KFOR-it, veteranë të UÇK-së, sportdashës, punëtorë të sportit, si dhe përfaqësuesit e klubeve sportive e sportistët që u shpallën më të mirët për vitin 2024.Tahiri ka thënë se ndihet i privilegjuar që ndodhet në mesin e sportistëve dhe ka falënderuar edhe tifozerinë ”Torcida”, shkruan Telegrafi.

Juria profesionale, sportist të vitit 2024 ka shpallur xhudisten e klubit “Trepça”, Blerina Gashi si fituese e medalieve të arta në gara ndërkombëtare, ndërsa çmimi “Lah Nimani”, i është ndarë ish futbollistit dhe trajnerit të mirënjohur, Rafet Prekazi, kurse klubi sportiv i vitit 2024 u shpall klubi i xhudos “Trepça”, ndërsa titulli si trajner i vitit 2024 i takoj Blerand Begut nga klubi i xhudos “Trepça”.

“Në këtë ceremoni janë ndarë mirënjohje të veçanta edhe për shumë personalitete që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e sportit në Mitrovicë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version