Site icon Telegrafi

FBK shqipton dënime qesharake për Prishtinën dhe Trepçën

Sigal Prishtina dhe Trepça kanë marrë gjoba dhe janë dënuar me nga një ndeshje pa shikues nga Komisioni i Garave pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, e cila u zhvillua të dielën e shkuar.

Krahas dënimit me nga një ndeshje pa shikues, të dy ekipet kanë marrë edhe nga një gjobë prej dy mijë eurosh.

Po ashtu, gjoba kanë marrë edhe trajneri i Prishtinës, Murat Bilge, si dhe lojtarët Lejson Zeiqiri e Dardan Berisha. Ata janë dënuar me nga 50 euro secili, ndërsa te Trepça me gjobë të njëjtë janë nëshkuar edhe trajneri Alek Jonchevski e Amin Hot.

Sigal Prishtina ishte organizatore e turneut te Superkupës dhe arriti ta mposhtë Trepçën në finale, ndeshje kjo që pati incidente të shumta në tribuna nga ana e tifozëve.

Madje, tifozët u larguan nga palestra, të cilën e dëmtuan pas përfundimit të pjesës së parë.

 

Exit mobile version