Telegrafi

Bitcoin vazhdon të rritet, tejkalon kufirin prej 8 mijë dollarësh

Kriptovaluta më e famshme Bitcoin arrti një rritje prej 16 për qind, duke tejkaluar shifrën 8 mijë dollarë për herë të parë në muajt e fundit.

Ku në fillim të vitit 2019, çmimi i Bitcoin ishte 4 mijë dollarë, ndërsa sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera ka arritur në 8,200 dollarë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit top dhjetë kriptovalutat që kanë kapital më të madh, si Ethereum, XRP, Bitcoin Cash, Litecoin, EOS, Stellar dhe Cardano kanë shënuar rritje dyshifrore.

Kujtojmë se vlera e Bitcoinit shpërtheu në vitin 2017, ku çmimi u rrit nga 1 mijë dollarë në 20 mijë dollarë në vetëm 12 muaj. /Telegrafi/