Site icon Telegrafi

Biseda me kanakarin shtëpiak – shenjë inteligjence

Çdo herë kur kalimtari juaj i rastit “ju kap” duke biseduar me kanakarin shtëpiak, me siguri mendoni që pyet veten se a është çdo gjë në rregull me ju

Në qoftë se ndokush haptas jua shtron atë pyetje, ofroni kundër argumentin. Thoni që ajo është vetëm dëshmi që jeni shumë inteligjent dhe që kjo është e bazuar shkencërisht, transmeton Telegrafi.

Nicholas Epley, profesor në Universitetin e Chicago dhe ekspert i sjelljeve, konstaton që biseda me kanakarin është pasojë e “antropomorfizimit”, përkatësisht nevojës së njeriut që ndaj kafshëve të sillet si të ishin qenie njerëzore, të mençura sa edhe ai.

– Shikuar historikisht, antropomorfizimi është trajtuar si sjellje fëmijërore, mirëpo ai në të vërtetë është produkt natyral i faktit që njeriu është qenia më inteligjente në planet – thotë profesori.

– Asnjë lloj tjetër nuk e ka këtë tendencë. Veç kësaj, macet dhe qentë janë krijesa të mahnitshme, ndërkaq ne dëshirojmë të bëhemi miq të tyre dhe t’u ofrohemi sikur të kishin intelekt të zhvilluar sa edhe ne.

Shkencëtari thotë që identifikimi i intelektit të qenieve të tjera të gjalla, aq më parë të kanakarëve, nuk është kurrfarë marrie apo papjekurie, por shprehje më e madhe e mendjes sonë. /Telegrafi/

Exit mobile version