Site icon Telegrafi

Binjaket zvicerane thyejnë dy rekorde botërore për patinazh të sinkronizuar

Motrat binjake nga Zvicra treguan aftësitë e tyre të patinazhit dhe thyen dy rekorde botërore të Guinnessit.

Naemi dhe Alena Stump, të dyja 14 vjeç, morën patinat e tyre dhe shkuan në një rampë vertikale me lartësi prej 3.8 metrave për të thyer rekordet për më shumë truke të sinkronizuara në patina brenda 30 sekondave, 11, dhe më shumë truke të sinkronizuara në patina brenda një minute, 21.

Motrat filluan të patinojnë në moshën 8 vjeçare dhe thanë se u deshën vite praktikë për të koordinuar në mënyrë perfekte truket e tyre, raporton upi.com.

Procesi i të mësuarit u komplikua nga problemet e kujtesës së Alenës, të cilat rrjedhin nga një tumor në tru që i është diagnostikuar në moshën 2 vjeçare.

“Alena vazhdonte të harronte radhën e trukeve”, tha Naemi Stump për Guinness World Records.

Motrat thanë se javët e praktikës së përsëritur rezultuan të jenë çelësi për të përmirësuar rutinën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version