Site icon Telegrafi

Bill Gates rrëfen përvojën e tij gjatë shëtitjes me veturën autonome, në kaosin e trafikut të Londrës

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates për ta thënë më butë, u befasua nga drejtimi autonom në praktikë, kur kuptoi sfidat në krijimin e sistemeve të tilla.

Ai pati mundësinë të shëtitet në një Jaguar I-Pace elektrik të pajisur me sistemin autonom të drejtimit të Wayve, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, nuk përdorën një terren stërvitor të kontrolluar rreptësisht për drejtimin e veturave të tilla, por u përballën me kaosin e trafikut të Londrës, i cili, përveç trafikut të rënduar, shpesh përfshin rrugë shumë të ngushta, çiklistë të shumtë dhe disa surpriza.

Përveç kësaj, sistemi i zhvilluar nga Wayve nuk bazohet në udhëzime të bazuara në harta, por mëson në kohë reale.

Janë pikërisht këto surpriza në trafik që ndodhin në kohë reale që kërkojnë një reagim të shpejtë, mbi të gjitha optimal, dhe duke gjykuar nga reagimi i Gates, ky sistem i përmbush në mënyrë perfekte detyrat e tij.

Gates u rrëmbye nga përvoja e tij dhe arriti në përfundimin se “mjetet autonome do të ndryshojnë transportin po aq drastik sa kompjuteri ndryshoi punën në zyrë”.

Gates është i bindur se hardueri është gati dhe gjithçka që mbetet është të rregullojë softuerin. Dhe kjo është shumë e nevojshme, sepse edhe gjatë vozitjes së tij me Jaguar, ishte i nevojshëm reagimi i të ashtuquajturit “shofer sigurie”.

Ai beson se fillimisht duhet të automatizohen automjetet e specializuara, si dërgesa apo taksitë, dhe në fund veturat e pasagjerëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version