Bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates ka folur për herë të parë për të dashurën e tij Paula Hurd (60).
Paula është e veja e ish-CEO-s së Oracle, Mark Hurd, dhe ka qenë në një lidhje me Gates që nga viti 2023.
“Unë jam me fat që kam një të dashur serioze, e cila quhet Paula. Ne kalojmë kohë të këndshme bashkë, shkojmë në Lojërat Olimpike dhe bëjmë shumë gjëra të tjera të lezetshme”, komentoi Gates teksa u shfaq në emisionin e njohur Today.
Gazetarja Savannah Guthrie më pas e pyeti për nipërit e mbesat e tij.
Vajza e Bill, Jennifer, në fakt ka dy vajza Mia-n dhe Leila-n dhe i pyetur nëse i kanë trashëguar aftësitë e tij, Gates tha se nuk dëshiron t’i detyrojë të bëjnë të njëjtën gjë si ai.
“Do të përpiqem të jem një gjysh i mirë. Do t’u lexoj libra si gjyshërit e mi”, përfundoi ai.
Kujtojmë, Gates së fundmi komentoi divorcin e tij nga gruaja e tij Melinda French Gates. Në një intervistë për The Times, ai e cilësoi divorcin si një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij: “Ka më shumë, por asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi. Divorci ishte i dhimbshëm për Melindën dhe mua për të paktën dy vjet”. /Telegrafi/