Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates beson se ChatGPT, një chatbot që jep përgjigje të habitshme të ngjashme me njeriun ndaj pyetjeve të përdoruesve, është po aq i rëndësishëm sa shpikja e internetit, tha ai për të përditshmen gjermane të biznesit Handelsblatt në një intervistë të publikuar të premten.
“Deri tani, inteligjenca artificiale mund të lexonte dhe të shkruante, por nuk mund ta kuptonte përmbajtjen. Programet e reja si ChatGPT do t’i bëjnë shumë punë në zyrë më efikase duke ndihmuar në shkrimin e faturave ose letrave. Kjo do të ndryshojë botën tonë”, tha ai.
ChatGPT, i zhvilluar nga firma amerikane OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft Corp është vlerësuar si aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori.
Programi ChatGPT, besohet se u krijua nga shqiptarja Mira Murati e cila njëherësh është shefja e teknologjisë në OpenAI. /Telegrafi/