Bill dhe Melinda Gates kanë kritikuar ashpër vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, sa i përket ndërprerjes së financimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se Fondacioni i tyre do t’i ndajë 150 milionë dollarë shtesë për OBSH-në, me qëllim që të mund të ndihmohen vendet e vogla të pazhvilluara.
Gjatë një interviste dhënë për ABC News, Gates ka pranuar se shpreson që Trump do ta ndërrojë mendjen sepse sistemi global shëndetësorë ka nevojë për ndihmën e SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
“Është një problem global. Ky institucion bashkon kombet dhe përkujdeset që t’i shkëmbejmë përvojat mes vendeve në mënyrën më të mirë. Do të ketë mjaft kohë që të shohim se cilat vende kanë punuar mirë në këtë aspekt, e cila kanë dështuar, ku është dashur të reagojë ndryshe OBSH-ja. Thjesht përkrahim fuqishëm rolin e OBSH-së. Këta njerëz janë ata që kanë arritur të çrrënjosin sëmundje të ndryshme. Ata e dinë se çfarë ndodhë në nivelin global”, ka shtuar Bill Gates.
Kujtojmë që dy ditë më parë presidenti amerikan ka deklaruar se do të pezullojë financimin e OBSH-së, duke akuzuar rënë Kombet e Bashkuara për mosveprim adekuat në parandalimin e pandemisë së coronavirusit.
Megjithatë ky vendim i tij është kritikuar ashpër nga ekspertë të shëndetësisë, të cilët thonë se si Trump ndikon drejtpërdrejtë në luftën globale kundër COVID-19.
“Ne bashkëpunojmë me OBSH-në për më shumë se 20 vite. Asnjë institucion nuk është i përkryer, por si përgjigje globale do t’i tejkalojmë të gjitha këto. OBSH-ja është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të trajtoj pikërisht çështje të tilla në mbarë botën. Pra, pezullimi i përkohshëm nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka thënë Melinda Gates për ABC News.
E pas deklaratave të Trumpit, Fondacioni Gates ka paralajmëruar se do të ndajë mjete shtesë për tas financuar OBSH-në me 150 milionë dollarë tjera, duke forcuar kështu luftën e saj kundër pandemisë. Sipas raporteve financiare, pas SHBA-ve, Fondacioni Gates është financuesi më i madh i OBSH-së. /Telegrafi/