Një gjykatë e shpalli fajtor Bill Cosbyn për tre akuza – dhunë, drogë dhe sulm seksual ndaj Andrea Constandin në vitin 2004.
Komediani 80 vjeçar përballet me deri në 10 vjet burg për secilën akuzë, por Cosby ka të ngjarë t’u shërbejë atyre njëkohësisht.
Një seancë dëgjimore me gjyqtarin Steven O’Neill nuk është planifikuar ende dhe Cosby mbetet jashtë me kusht.
Disa minuta pas vendimit, prokurorët i kërkuan gjyqtarit të revokojë lirimin e aktorit pasi që ekziston rreziku të që t’i ik drejtësisë.
Gjykatësi O’Neill vendosi që Cosby nuk duhet të largohet nga shtëpia, pasi që ai ka disa shtëpi në shtete të shumëfishta.
Prokurori i Qarkut, Montgomery Kevin Steele pohoi se “ai përdori famën, pasurinë dhe përdori rrjetin e mbështetësve për të fshehur krimet”.
Avokati i Cosby, Tom Mesereau, ka pohuar se do ta apelojë vendimin e gjykatës dhe se pret që të lirohet klienti i tij. /Telegrafi/