Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, pas protestës së dhunshme në veri, ka thënë se kjo që ka ndodhur, është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite.
Në një shkrim në Twitter, Bildt tha se militantët serbë në veri Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s duke plagosur dhjetra prej tyre.
“Cikli i përshkallëzimit të situatës duhet të ndalet sa më shpejt”, shkroi ai.
Ndaj veprimeve të dhunshme pati reagime edhe nga NATO dhe shtetet e tjera.
NATO u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa në de-përshkallëzimin e situatës kritikee.
“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë”.
Ndërsa, sipas konfirmimit zyrtar të KFOR-it në Kosovë, gjatë përplasjes me protestues, 25 pjestarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, disa nga ta ndodhen në gjendje të rëndë./Telegrafi/
This is the worst that’s been seen in ?? for many years. Serb militants in northern ?? attack Nato forces and wound eleven of them. The cycle of escalation must be broken quickly! pic.twitter.com/JltZXL4k6Y
— Carl Bildt (@carlbildt) May 29, 2023