Ndërkohë që i ka shijuar pushimet verore, Ana Kabashi i ka mbajtur të përditësuar fansat për çastet e bukura që po kalon.
Këngëtarja ka pushuar fillimisht në Greqi, ndërsa ka qëndruar edhe në Mal të Zi, derisa pozat me bikini nuk e lënë askënd indiferent.
Bukuroshja është e njohur për figurën mahnitëse trupore, ashtu që sa herë poston fotografi me rrobabanje tërheq interesimin e faqeve rozë.
Të tilla kanë qenë edhe publikimet e fundit, në të cilat është shfaqur në një pishinë.
Ana ka pozuar me bikini duke treguar hiret dhe linjat e admiruara trupore. /Telegrafi/