Reperi i njohur Big Basta është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ai ndan shpesh herë me ndjekësit fotografi nga jeta e përditshme, ku shfaqet nën shoqërinë e djalit të tij dhe Vesës, teksa nuk mungojnë as imazhet nga studioja në të cilën realizon projektet muzikore.
Por një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram shpreh një shqetësim të tij.
Në fotografi Big Basta shfaqej duke shikuar portofolin e tij, teksa ka shkruar në status se dikush e ka “mashtruar” atë.
“Se kush më dha një 5 mijë lekësh fallco”, shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë.
Këtë postim ai e ka bërë me sarkazëm, përderisa edhe ndjekësit kanë komentuar me të qeshura. /Telegrafi/