Reperi i njohur Big Basta vazhdon të mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun.
Së fundmi, ai është në përgatitje të disa projekteve të reja, të cilat pret t’i publikojë shumë shpejt.
Në një prononcim për Telegrafin, reperi u shpreh se në fund të kësaj jave vjen kënga e tij më e re, e titulluar “Kastro Zizo”.
“Në fund të kësaj jave lansoj projektin tim më të ri, këngën dhe klipin “Kastro Zizo”, muzikën e së cilës e ka punuar Klaudjo Myrtaj, ndërsa tekstin e kam shkruar unë në bashkëpunim me Visjan Ukcenajn, një nga humoristët më të njohur në Shqipëri”, u shpreh ai për Telegrafin.
Ndërkohë i pyetur nëse kënga ka lidhje me këngëtarin e njohur Kastro Zizo, reperi e mohoi një gjë të tillë.
“Jo kënga nuk është dedikim për askënd, thjeshtë titullin e ka ‘Kastro Zizo’, është një këngë interesante dhe shpresoj se do t’i pëlqej publikut”, tha Big Basta.
Kënga do të shoqërohet edhe me videoklip, për të cilin po kujdesen AM Production, gjersa në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar edhe trailerin e klipit i cili lansohet i plotë këtë javë.
Ndërsa i pyetur për projektet tjera pas kësaj kënge, ai u shpreh se do të sjell edhe dy video të tjera, ndërsa do të jetë i angazhuar edhe me stafin e Linda Halimit në ‘Eurovision’, ngase ai është tekstshkruesi i këngës “Botë”.
“Pas këngës time të re “Kastro Zizo” do të sjell edhe dy klipe të tjera, ndërsa vazhdoj të jem i angazhuar edhe si tekstshkrues, dhe sidomos me këngën “Botë”, me të cilën Linda Halimi na përfaqëson sivjet në ‘Eurovision’, përfundoi Big Basta. /Telegrafi/