Site icon Telegrafi

‘Bienalja e Arkitekturës së Kosovës 2022’ ndanë çmimet për projektet më të mira

Shoqata e Arkitekturës së Kosovës krijoi dhe organizoi “Bienalen e Arkitekturës në Kosovë 2022”.

E kryesuar nga një juri ndërkombëtare dhe vendore, konkursi ishte i hapur për të gjithë arkitektet kosovar që të marrin pjesë me projektet arkitektonike të objekteve të ndërtuar në Kosove gjatë viteve 2020-2022.

Pjesëmarrëse ishin 74 projekte nga studio të ndryshme të ndara në 15 kategori të ndryshme.

Vlen të theksohet se kjo ngjarje ka kryesues të jurisë vlerësuese një prej drejtuesve nga zyra e Zaha Hadidit, arkitektin e njohur botëror Filippo Innocenti.

Pjese tjetër e jurisë është arkitektja me projektet e saja profesionale në Stamboll, Londër dhe New York, Gonca PASOLAR që është partnere nga studio “Emre Arollar Architects”.

Po ashtu, ka arkitektin nga Shqipëria, Armand Vokshi si dhe arkitektin nga Maqedonia e Veriut, Martin Panovski.

Juria vlerësuese kompletohet me profesorët e fakulteteve të Arkitekturës në vendin tonë: Vlora Navakazi, Bujar Demjaha dhe Binak Beqaj.

Studio e cila mori me se shumti shpërblime në këtë ceremoni ishte Maden Group, e vlerësuar në disa kategori.

Projekti më i mirë i ndërtesave Art/Kulturë – AMC Multimedia, vendi i parë

Projekti më i mirë i ndërtesave të banimit – Kulla Zotnisë / Front, vendi i dytë

Projekti më i mirë i ndërtesave komerciale – Europipe, vendi i dytë

Projekti më i mirë i ardhshëm në zhvillim – Kompleksi Çeshmja, vendi i parë

Projekti më i mirë i enterierit – Homme, vendi i dytë

Projekti më i mirë i intervenimit në ndërtesa – Heb’s Podujevë, vendi i dytë

Projekti më i mirë i projekteve të parealizuara – Gate Residence, vendi i parë

Dhe çmimin kryesor si më i miri nga të gjithë ishte për AMC Multimedia.

Kryesia e Asociacionit të Arkitekteve Kosovës si bartëse e këtij organizimi përbehet nga kryesuesi Masar Dushi, nënkryetarët Bledion Baraliu e Flaka Xërxa – Beqiri, anëtarët Ardit Jedrashi, Blerim Bajraktaraj, Merita Gorani – Bajri, Freskim Sylejmani, Dasara Pula dhe zyrtarja ekzekutive Rona Berisha.

Organizime të tilla kontribuojnë në zhvillimin e arkitekturës dhe ndërtimit në vendin tonë dhe shpresojmë qe të kemi sa më shumë ngjarje të tilla në vitet në vijim.

Exit mobile version