Këngëtari i muzikës pop, Justin Bieber, gjatë javës që lamë pas e ka lansuar albumin e tij të gjashtë të titulluar, “Justice”.
Vetëm 13 muaj pas prezantimit të albumit “Changes”, kanadezi i famshëm ka sjellë projektin e ri që përmban plot 16 këngë.
Në këtë album, Bieber ka bashkëpunuar me artistë të shumtë, si Khalid, Chance the Rapper, the Kid LAROI, Dominic Fike, BEAM, Burna Boy e Benny Blanco.
In honor of #Justice I’m supporting organizations that embody what justice looks like in action@AntiRecidivism @AHouse_LA @ComptonPledge @baby2baby @eji_org @LIFTCommunities @SHG1970 @TheKingCenter #ThisIsAboutHumanity @UniteThePoor
You can help too https://t.co/d8BSjXa3LG pic.twitter.com/yAMc6Ag6BG
— Justin Bieber (@justinbieber) March 18, 2021
Në një prononcim për revistën Vogue, këngëtari ka thënë se titullin e ka zgjedhur duke u bazuar tek emri i tij, por edhe te padrejtësia e madhe në botë dhe dëshirën e madhe që gjërat të ndryshojnë.
“E kam quajtur ‘Drejtësi’, sepse në këtë botë ka shumë padrejtësi dhe ka ekzistuar që nga fillimi i njerëzimit. Emri im vërtet do të thotë drejtësi, prandaj qëndron edhe kjo.
“Jam vërtet i nderuar që mund të kontribuoj dhe të krijoj muzikë që frymëzon dhe mund të lartësojë njerëzit në këtë kohë”, është shprehur Justin.
Krahas albumit, Bieber e ka publikuar edhe videoklipin e këngës së re, “Peaches”, në bashkëpunim me Daniel Caesar e Giveon. /Telegrafi/