Telegrafi

I bie vlera, ja sa kushton tani Ronaldo

Real Madrid's Cristiano Ronaldo during a Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and Atletico Madrid at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Saturday Feb. 27, 2016. Atletico won the match 1-0 and after the match Ronaldo said. "If everyone was at my level, perhaps we would be in first place." (AP Photo/Paul White)

Deklarata e tij pas ndeshjes me Atletico Madridin bëri shumë bujë, por Cristiano Ronaldo është shpjeguar përpara shokëve të skuadrës dhe u ka thënë se gjithçka është keqkuptuar.

Por, nuk kanë fund telashet për portugezin, i cili tani se sheh më veten në majën e botës së futbollit. Vitet kalojnë dhe mosha fillon të ndihet, pavarësisht faktit se është numri dy pas Lionel Messit.

Për ecurinë aspak të mirë të tijën dhe të Realit gjatë këtij sezoni, faqja e specializuar “transfermarkt” ka vendosur të zbresë 10 milionë euro nga vlera e kartonit të Ronaldos. Më parë ai kushtonte 120 milionë euro, ndërsa tani shifra ka shkuar 110 milionë.

Në këtë sezon, portugezi ka një mesatare 0.85 gola për ndeshje, ndërsa më parë shifra më e ulët ka qenë 1 gol për ndeshje. Ecuria negative e Realit, ndoshta shkon paralelisht edhe me atë të Ronaldos. /Telegrafi/