Komisioni Qendror Zgjedhor ka raportuar për rezultatet e fundit për procesion e sotëm zgjedhor.
Sipas këtyre të dhënave, deri në ora 19:00 në komunat e Rajonit të Gjilanit, komunat si; Kamenicë, Novobërdë, Viti, Ranillug, Partesh dhe Kllokot kanë votuar 20,199 qytetarë.
Rezultatet e fundit tregojnë se disa qendra të votimit në rajonin e Gjilanit kanë pësuar rënie të numrit të votuesve për dallim nga rezultatet e orës 15:00.
Në Komunën e Gjilanit nga 15:00 deri në ora 19:00, nga 103 mijë e 616 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1278, apo 1.23 përqind.
Ndërsa, në Komunën e Kamenicës kanë votuar 2343 qytetarë nga 33 mijë e 775 sa kanë të drejtë vote. Nga 15:00 deri në ora 19:00 është regjistruar 6.94 përqind e votuesve në këtë komunë.
Ndërsa, në Komunën e Novobërdës kanë votuar 4695 qytetarë nga 9820 sa kanë të drejtë vote. Deri në ora 19:00 është regjistruar 47.81 përqind e votuesve në këtë komunë.
Në Komunën e Vitisë nga 49 mijë e 54 votues, deri në ora 19:00 kanë votuar 6878 qytetarë, apo 14.02 përqind.
Në Komunën e Ranillugut nga 5069 votues, deri në ora 19:00 kanë votuar 2272 qytetarë, apo 44.82 përqind.
Në Komunën e Parteshit nga 4882 votues, deri në ora 19:00 kanë votuar 1387 qytetarë, apo 28.41 përqind.
Në Komunën e Kllokotit nga 3871 votues, deri në ora 19:00 kanë votuar 1346 qytetarë, apo 34.76 përqind./Telegrafi/