Liqeni i Dojranit edhe sot shënon rritje drastike të nivelit të ujit, nga -82 centimetra, sa është mesatarja për muajin tetor, në 174 centimetra, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Matjet hidrologjike tregojnë se niveli i Liqenit të Ohrit është nëntë herë më i ulët, ndërsa në Liqenin e Prespës është pak mbi mesataren.
Siç njoftojnë nga DPHM, niveli i ujit është dyfish më i ulët në lumin Vardar në afërsi të Jegunocit, Pçinja te Banja e Katllanovës, trefish më i ulët në lumin Sateska te Botuni, ndërsa niveli i ujit në lumin Drini i Zi te Llozhani është pesë herë më i ulët./Telegrafi/