Site icon Telegrafi

Bie nga ballkoni i një ndërtese në Pejë – viktima pëson lëndime serioze, dyshohet se u vetëhodh

Një person dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se dyshohet se viktima është hedhur nga ballkoni dhe se i njëjti ka pësuar lëndime serioze.

“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime serioze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version