Site icon Telegrafi

Bie në kontakt me rrymën, vdes roja e një objekti në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në Tiranë, ku  shtetasi shqiptar H.D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, ka ndërruar jetë në spital pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë orarit të punës.

Ngjarja ndodhi pranë një kabine elektrike, disa metra larg vendit ku ai kryente shërbimin. H.D. kërkoi ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor është në proces për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të incidentit tragjik.

Exit mobile version