Një vajzë e mitur (2009) viti i lindjes, ka rënë të dielën në bunar në oborrin e shtëpisë së saj në Ferizaj.
Nga plagët e marra e njëjta ka ndërruar jetë dje në QKUK.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në Ferizaj. Viktima ka rënë në bunarë dhe e kanë nxjerr fqinjët së bashku me familjarët dhe e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë. Ndërsa dje rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka thënë Gashi.
Gashi ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion ndërkaq policia është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/