Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka ndarë një përditësim të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë këtë pasdite.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ajo tha se shpejtësia e përparimit rus është ngadalësuar përkohësisht me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.
Një deklaratë shtoi: “Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”.
Latest intelligence update on Ukraine pic.twitter.com/k3XadYzUoL
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) February 26, 2022
“Përplasjet gjatë natës në Kiev ka të ngjarë të kenë përfshirë një numër të kufizuar grupesh sabotuese ruse të para-pozicionuara”, është thënë më tej.
Sidoqoftë, marrja e Kievit mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë.
Ndërkohë po i njëjti medium shkruan se një fotografi mahnitëse (më poshtë) është bërë nga producentja e Sky, Emily Upton, e cila aktualisht ndodhet në Dnipro, Ukrainë.
Ajo tregon dhjetëra njerëz që presin në radhë për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura të Ukrainës – ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit të tyre.
Çfarë është e veçantë është fakti se shumë prej tyre kanë shumë pak përvojë në ushtri, madje edhe fare pa përvojë. /Telegrafi/