Gjatë udhëtimit për në vendlindje, bashkatdhetarët edhe më tutje janë duke u ballafaquar me pritje nëpër vendkalimet kufitare jashtë Kosovës.
Në vendkalimin kufitar Horgosh, Hungari-Serbi, në anën hungareze, për të kaluar kontrollin kufitar është pritur 3-6 orë, ndërsa në anën Serbe pritjet kanë qenë deri në tri orë
E, ne vendkalimin kufitar Merdare në hyrje të Kosovës është shkurtuar koha e pritjes e po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu I Bardhë ku sot pritjet ishin rreth një orë
Zyrtaret e policisë kosovare thonë se pritjet të cilat nganjëherë janë të gjata po shkaktohen si pasojë e fluksit të madh të udhëtarëve në të dy drejtimet. /RTK/