Presidentin Joe Biden duket se e zuri gjumi për një kohë të shkurtër gjatë një konference ndërkombëtare për hekurudhat në ditën e fundit të një udhëtimi në Afrikë.
Bëhet e ditur se Biden mbërriti në Angola të hënën dhe kaloi ditët e fundit duke u takuar me krerët rajonalë për të diskutuar projektet e zhvillimit.
Por videoja e publikuar në rrjete sociale tregon se presidenti në dukje “kotej” në ngjarjen e së mërkurës – një samit që diskutonte hekurudhat e Korridorit Lobito Trans-Afrika, përcjell Telegrafi.
Në një klip të publikuar nga gazeta britanike The Telegraph, Biden mund të shihet duke mbyllur sytë ndërsa një përfaqësues foli për kontributin e Tanzanisë në projekt.
Më pas Biden mbështet fytyrën në dorë, duke i mbajtur sytë mbyllur për rreth 80 sekonda.
Siç raportohet, samiti u prit nga presidenti amerikan dhe ai i Angolës, Joao Lourenço, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Republika Demokratike e Kongos, Zambia dhe Tanzania.
Në një konferencë për shtyp, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të financonte projektin me 560 milionë dollarë, duke e çuar investimin total të SHBA-së në më shumë se 4 miliardë dollarë. /Telegrafi/