Site icon Telegrafi

Biblioteka e qytetit të Podujevës pasurohet me tituj të ri librash nga fusha e mjekësisë dhe letërsisë

Bibliotekës së qytetit të Podujevës i është shtuar një numër i konsiderueshëm i librave nga fusha e mjekësisë, për të cilët sutdentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë pasur shumë nevojë.

Kjo iniciativë për furnizim të librave që u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Podujevës dhe UNDP, gjegjësisht përmes Programit Rajonal i Demokracisë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), përfshin edhe lektyra shkollore për fëmijët e shkollave fillore dhe ato të mesme.

Përveç librave, me këtë projekt Biblioteka u furnizua edhe me 2 kompjuterë, 11 ‘kokërrshilte’ dhe ngjyra.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Humolli, tha se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për studtentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues tjerë që janë në kuadër të projektit ReLOaD2 dhe bashkëpunëtorët e iniciativave rinore të administruar nga OJQ KFF “Llapi”./Telegrafi/

Exit mobile version