Sërish u anulua seanca gjyqësore për parregullsinë në dokumentacione të kompanisë “Besa Trans”.
Anulimi vjen për arsye se pronari i kësaj kompanie, Shaban Hoxha ende nuk është kthyer prej jashtë shtetit, për shkak të një rast vdekje të një familjari të afërm.
Deri tani disa herë janë anuluar seancat gjyqësore për këtë rast ndërkaq në një prej autobusëve të kësaj kompanie, e cila sipas prokurorisë, ka përdorur certifikatë licence e cila nuk ishte lëshuar nga organet kompetente të vendit, në nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti në Bullgari, humbën jetën 45 persona në mesin e të cilëve 12 fëmijë.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, is menaxher i personit juridik, si pronar i “Besa Trans” nga Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
“Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin e kaluar nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit”, thuhet në propozim-akuzën.
Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski./Telegrafi/