Site icon Telegrafi

“Besa Trans”, Prokuroria dhe mbrojtja me qëndrime të kundërta

Autobusi “Besa Trans” i cili u aksidentua në Bullgari, ka poseduar dokumenta, por Dogana nuk i ka kontrolluar nëse janë origjinale. Dëshmitari i Drejtorisë së Doganave sot në gjykatë sqaroi se automjeti ka kaluar kufirin me certifikatë nga licenca për transportim të udhëtarëve, por nuk ishte në dijeni nëse kjo certifikatë ka qenë e falsifikuar.

Prokuroria po përpiqet ta dëshmojë falsifikimin, ndërsa mbrojtje shprehet se autobusi ka poseduar certifikatë, ndërkaq autobusi 120 herë ka kaluar kufirin para se të aksidentohet.

“Nuk e di, si dëshmitar, nuk jap konkludime. Nëse i kanë pasur dokumentet, gjithçka ka qenë në rregull”, ishte përgjigja e përfaqësuesit të Drejtorisë së Doganave.

Mbrojtje thotë se Prokuroria nuk mund ta dëshmojë veprën penale për falsifikim.

“Në asnjë moment transportuesi dhe asnjëri nga shoferët nuk ka paraqitur dokument të falsifikuar dhe as nuk është bërë një dokument i tillë. Nga këtu është i kuptueshëm reagimi i përfaqësuesit të aktakuzës për arsye se aktakuza bazohet në falsifikim të licencave origjinale gjatë vetë kalimit”, u shpreh avokati Asmir Alispahiq.

Megjithatë, mbetet e pashpjeguar nëse doganierët kanë mundur apo kanë pasur njohuri për të kontrolluar dhe njohur dokumentacion e falsifikuar, për të cilin aktualisht nuk ka zgjidhje.

Sipas aktakuzës, pronari i “Besa Trans” është përgjegjës për falsifikimin e patentës së autobusit në të cilin humbën jetën 45 persona, kurse epilogu i Drejtorisë së Doganave suspendoi dy zyrtarë dhe një udhëheqës./Telegrafi/

Exit mobile version