Besa është ndalur në një barazim 1-1 në Drenicë, teksa Gjilani dhe Liria shënuan fitore të rëndësishmë në udhëtim. Prishtina e deklasoi në shtëpi me rezultat 3-0 Hajvalinë.
Llapi mposhti 1:0 Dritën falë golit të Berat Hysenit. Liria realizoi fitoren e parë, mundi Trepçën 4:1 në “Adem Jashari”.
Fitore në udhëtim shënoi edhe Gjilani që mposhti 2:1 Ferizajn në Ferizaj, kurse Prishtina mundi 3:0 Hajvalinë në Obiliq.
Edhe Liria realizoi fitoren e parë dhe atë në udhëtim te Trepça. /Telegrafi/
Rezultatet:
Drenica – Besa 1:1
Ferizaj – Gjilani 1:2
Prishtina – Hajvalia 3:0
Trepça – Liria 1:4
Drita – Llapi 0:1