Site icon Telegrafi

Besa e Pejës mohon shuarjen dhe mos pjesëmarrjen në gara, konfirmon regjistrimin për sezonin 2022/23

Klubi Besa nga Peja ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se klubi nuk do të shuhet, por do të marrë pjesë në garat e futbollit të Kosovës për sezonin 2022/23.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Besa nuk do të marrë pjesë në këtë sezon, pas problemeve të mëdha financiare.

Gjithashtu u raportua se tri herë kampioni i Kosovës rrezikon shuarjen shkaku i këtyre problemeve të mëdha.

Lexo po ashtu Borxhet e shumta dhe mungesa e lojtarëve bën që Besa e Pejës të mos merr pjesë në garat e Ligës së Dytë të Kosovës

Megjithatë, Besa ka reaguar me anë të faqes zyrtare duhet konfirmon pjesëmarrjen në garat e futbollit për sezonin 2022/23 në Ligën e Dytë.

“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare.

Ndër të tjerash, klubi pejan konfirmoi se janë duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamires në çfarë do forme është i mirëseardhur. /Telegrafi/

Exit mobile version