Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina thuhet se ka nënshkruar tashmë me klubin anglez nga Championship, Stoke Cityn.
Celina u huazua në afatin kalimtar të verës nga Dijoni te Kasimpasa në Superligën e Turqisë.
Megjithatë, edhe pse ka zhvilluar 18 ndeshje duke shënuar edhe një gol dhe një asistim, Celina nuk po arrin të gjej rehati.
Ylli i Dardanëve pritet të ndryshoj përsëri destinacion dhe të rikthehet në futbollin anglez.
Sipas gazetarit të The Telegraph, John Percy, ish-anësori i Manchester Cityt dhe Swansea Cityt, Celina ka nënshkruar si huazim nga Dijon te Stoke City.
Reprezentuesi i Kosovës do të kryejë formalitetet e lëvizjes së tij gjatë ditës së sotme dhe më vonë pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Huazimi i Celinës në klubin turk Kasimpasa do të ndërpritet menjëherë. /Telegrafi/
Stoke are signing Bersant Celina according to @JPercyTelegraph
Throwback to this absolutely ridiculous goal he scored for Ipswich 😳#SCFC
pic.twitter.com/5hvWqWhBYj— Second Tier podcast (@secondtierpod) January 25, 2023