Site icon Telegrafi

Bernard Berisha drejt Terek Groznyt

Anësori kosovar Bernard Berisha gjatë ditëve në vijim do të kompletojë transferimin e tij nga klubi rus Anzh te Terek Grozny.

Marrëveshja tashmë është arritur, ka njoftuar klubi rus që është i katërti në tabelën e Premier Ligës ruse.

Berisha te klubi i ri do të bashkohet me dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Odise Roshi dhe Bekim Balaj, shkruan insajderi.

Ish-mesfushori i Besës së Pejës dhe Skënderbeut të Korçës ka nënshkruar një kontratë për tri vjet e gjysmë me skuadrën ruse.

Exit mobile version