I pyetur nga gazetarët për zgjedhjet lokale të 6 marsit, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u shpreh sot se rezultatet e zgjedhjet vërtetuan rikthimin e tij.
Ai gjithashtu tha se është i vendosur të kandidojë për kryetarë të Partisë Demokratike.
“Do të garoj për kryetar të PD-së, por garantojë për çdo kandidat tjetër kushte të barabarta dhe garantoj demokratët që do të pranoja rezultatin pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur më 6 mars. Ai nuk zhbëhet më, veçse me votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Berisha iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të PD-së, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhje.
“Ftoj deputetët e PDs-ë që të bashkohen me elektoratin e tyre, me PD-në. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht është vota e lirë. Janë të mirëpritur të bashkohen me ne”, tha Berisha.
Më tej, Berisha u shpreh se Basha nuk e ka në dorë veten e tij duke e quajtur kreun e PD-së si peng.
“Ai do të keq-shfrytëzohet deri në fund sa të mos mbetet asgjë nga ai”, ka shtuar Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se është i gatshëm për çdo propozim që vendos në qendër votën e shqiptarëve.
Berisha zbuloi se të enjten do të mblidhet Komisioni i Rithemelimit të PD-së. /Telegrafi/