Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se zyrtarisht e kanë logon pasi ka një vendim gjykate që e njeh.
Sipas tij është kryeministri Rama ai që nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës.
“Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon. Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër”, u shpreh Berisha, raporton Euronews Albania.
Kryedemokrati shtoi se situata do marrë zgjidhjen që meriton pasi gjithçka që po ndodh është politike.
“Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim. Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit”, tha Berisha. /Telegrafi/