Një grua e paemëruar, ka bërë joga në karrigen e aeroplanit, derisa po udhëtonte nga Los Angeles për në Meksikë.
Rutinën e ushtrimeve për relaksim, ajo nuk e ka lënë anash edhe pse ishte rreth nëntë kilometra mbi tokë, transmeton Telegrafi.
Ajo është filmuar teksa qëndronte me kokë poshtë, ndërsa i hapte këmbët anash. Por, pa e zgjuar udhëtarin që flinte në karrigen ngjitur.
Pasi e ka përfunduar këtë ushtrim, ajo ka filluar me zgjatje të gjymtyrëve, mirëpo pa e prekur asnjërin nga të pranishmit. /Telegrafi/
https://youtu.be/kd75yb8zQ6U