Site icon Telegrafi

Berat Gjemshiti i lumtur pasi u bë baba për herë të parë, publikon një imazh të vogël të të birit

Foto: Berat Gjimshiti/Instagram

Futbollisti i njohur shqiptar, Berat Gjimshiti, është bërë të martën baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Alisa Gjimshiti, solli në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzuan me emrin Lion.

Telegrafi muaj më parë kishte sjell një intervistë ekskluzive të futbollistit, i cili ndau me lexuesit emocionet e dëshirës për t’u bërë prindër.

Bashkëshortja e Berat Gjimshitit, Alisa, gjatë shtatzënisë (Foto: Telegrafi)

“Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani si në karrierë ashtu edhe në jetë për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat”, kishte theksuar mbrojtësi shqiptar.

Tani, dyshja të emocionuar që u bënë prindër ndanë me ndjekësit e tyre edhe imazhin e parë të foshnjës.

Foto: Berat Gjimshiti/InstaStory

Duke dashur të ruajnë privatësinë e djalit, Gjimshiti publikoi vetëm dorën e vogël të Lionit, ndërsa e shoqëroi imazhin me plot emoji dashurie. /Telegrafi/

Exit mobile version