Site icon Telegrafi

Berat Buzhala përballet me zëvendësministrin Durmishi për aferën e dyshuar korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gazetari Berat Buzhala, i ka quajtur mashtrues. Kjo sepse sipas tij, të njëjtit “po mundohen t’i hedhin hi syve publikut”.

Zëvendësministri iMjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi gjatë emisionit “Debat Plus”, ku po diskutohet për publikimet e Buzhalës lidhur me një aferë të dyshuar korruptive, ka thënë se Ministria e Infrastrukturës nuk ka kontratë me kompaninë “Infratek”.

“Ministria jonë nuk ka kontratë me kompaninë Infratek. Si mund t’ia shkëpusim kontratën dikujt me të cilin nuk kemi kontratë. Buzhala ose qëllimshëm po manipulon ose nuk e kupton këtë çështje. Në emër të së drejtës së autorit për çdo ndryshim në projekt kërkohet aprovim i kompanisë projektuese, pra nuk ka kontratë me ta”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa kësaj i është përgjigjur Buzhala me nënqeshje.

“Po qeshi, sepse janë mashtrues por të cekët, po duan t’i hedhin hi syve publikut”, ka thënë ai.

Emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është ndërlidhur me një aferë të dyshuar korruptive të ryshfetit.

Sipas Buzhalës, përgjimi dëshmon se si një përfaqësues i kompanisë private të projektimeve ndërtimore, “Infratek”, e cila është në pronësi të dajës së këshilltarit Ramqaj, kërkon ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi tjetër privat për dorëzimin e një raporti pranë Ministrisë së Infrastrukturës për punët e kryera për një projekt rrugor.

Buzhala ka deklaruar, se kur Ministria e Transportit ka kërkuar projekt të rrugës Dollc-Gjakovë, në kohën e Pal Lekajt, projektin e ka fituar “Infratek”.

“Çka parasheh ligji për autorin e projektit? Çdo ndryshim eventual në projekt, duhet të shkojë autori që t’i thotë këtë ke të drejtë ose nuk ke të drejtë ta bësh. Pa këtë e-mail, emri është Veton Jahja, pa këtë e-mail Ministria nuk i aprovon punët shtesë”, ka thënë Buzhala.

“Hysen Durmishi në do le t’i thotë kontratë, ose marrëveshje ose le të manipulojë me terma të ndryshëm, pa email-in e Infratek-ut, nuk munden t’i jepen paratë kur kryejnë punë të tjera”, shtoi ai./Portali D/

Exit mobile version