Site icon Telegrafi

Benzema ka ‘injoruar’ yllin e Real Madridit në votimet për lojtarin më të mirë francez

Karim Benzema ka ‘injoruar’ Kylian Mbappen kur ka votuar për tre lojtarët më të mirë francez të vitit. 

Këtë javë, Mbappe u emërua futbollisti më i mirë francez i vitit nga France Football për sezonin 2023/2024, në atë që ishte edicioni i tij i fundit tek Paris Saint-Germaini. 

Kjo ishte hera e katërt për Mbappen që e fiton këtë çmim, pasi paraprakisht ishte shpallur fitues i saj edhe në sezonin 2022/2023 dhe në 2018 dhe 2019. 

Mbappe shënoi 52 gola në të gjitha garat për PSG-në, duke fituar titullin e Ligue 1 për herë të gjashtë e po ashtu edhe Kupën e Francës, teksa udhëhoqi Francën deri në gjysmëfinale të Euro 2024. 

Lexo po ashtu Mbappe zgjidhet lojtari më i mirë francez i sezonit 2023/24, fiton ngushtë garën me Saliban

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, u rendit i dyti në votime teksa portieri i Milanit, Mike Maignan zuri vendin e tretë. 

Përkundër faktit që Mbappe e mori këtë çmim, sidoqoftë, procesi i votimit ishte ai që befasoi të gjithë, pasi një publikim i fundit ka bërë me dije se Mbappe u injorua nga Benzema dhe Kante. 

Mediumi spanjoll AS ka raportuar se Benzema ka vendosur që të mos i dhurojë asnjë pikë Mbappes, ish-bashkëlojtarit të tij tek kombëtarja. 

Në vend të kësaj, ish-fituesi i Topit të Artë i dhuroi votat e tij për Eduardo Camavinga, Bradley Barcola dhe Warren Zaire-Emery. 

Në ndërkohë, edhe Kante e përjashtoi Mbappen tërësisht nga zgjedhjet e tij duke favorizuar William Saliban, Jules Kounde dhe Eduardo Camavinga. 

Në fund, Mbappe arriti ta fitojë këtë çmim me 56 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Saliba./Telegrafi/

Exit mobile version